Java e 16-të në Ipko Superligën e Kosovës e mbyll siparin me ndeshjen ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit.
Kjo përballje është e vlefshme për dy skuadrat, derisa pikët e plota mbeten shpëtimi i vetëm i tyre për të mbajtur gjallë shpresat se mund të mbijetojnë këtë edicion.
Takimi pritet të zhvillohet nga ora 13:00 në terenin me bari sintetik prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Besfort Kosumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Arben Halilaj do të jenë gjyqtarë të ndeshjes.
Kujtojmë që sfidën e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e e kishte fituar Ferizaj me rezultat 0-1 në Klinë, me golin e vetëm të cilin e kishte realizuar Edon Sadriu. /Telegrafi/