Telegrafi

Ferizaj, pesë vjet burgim për të miturin që kishte sulmuar seksualisht pesë vjeçaren

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për të Mitur, shpalli aktgjykim dënues ndaj të miturit A.H i cili sipas propozimit për shqiptimin të burgimit për të mitur të Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, ka kryer veprën penale sulmi seksual.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Kadrije Goga – Lubishtani, pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësor, dhe administrimit të të gjitha provave, të miturin A.H. sipas propozimit të prokurorisë i shqiptoi dënim burgimi për të mitur në kohëzgjatje prej pesë
(5) vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, transmeton Telegrafi.

“I mituri në korrik të vitit 2020 në oborrin e shtëpisë së tij, konkretisht pas shtëpie, e ka prekur të dëmtuarën e mitur e moshës 5 vjeçare për qëllime seksuale, ku pas ekzaminimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga gjinekologu vërehen njolla gjaku në organin
gjenital të 5 vjeçares”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizaj. /Telegrafi/