Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu mori pjesë në ceremoninë e publikimit të Raportit të Performancës së Komunave për vitin 2017 dhe ndarjen e shpërblimeve për komunat, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në këtë ceremoni, sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, Rozafa Ukimeraj njoftoi për rezultatet e komunave dhe të gjeturat në raportin e performancës së komunave për vitin 2017.
Në emër të komunave, kryetarët e saj morën mirënjohjen për rezultatet e arritura në përmirësimin e shërbimeve komunale, gjegjësisht rritjes së performancës në shërbimet ndaj qytetarëve.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu pranoi mirënjohjen duke e vlerësuar këtë grant, të rëndësishëm për implementimin e disa projekteve zhvillimore të Komunës së Ferizajt. Komuna e Ferizajt ka përfituar nga granti i performancës një shumë prej afro 300,000 euro.
Edhe kjo ngjarje është pjesë e angazhimeve të MAPL-së për të inkurajuar Komunat e Republikës së Kosovës për të shfrytëzuar sistemin e performancës për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike komunale për qytetarët.