Telegrafi

Ferizaj përballet me Prishtinën, formacionet zyrtare

Ferizaj do të përballet me Prishtinën në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizajasit me shumë ndryshime në janar, kanë marrë një barazim në sfidën e parë pranverore në udhëtim te Gjilani.

Të besuarit e Andrej Panadic synojnë të marrin tre pikët ndaj Prishtinës, pasi nuk iu lejohet disfata në të kundërtën do të rrezikojnë të mbeten në fund.

Ndërkohë Prishtina në këtë sfidë vije pas humbjes nga Dukagjini dhe kërkon vetëm tre pikët për tu rikthyer në pozitën e tretë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Jovanovski, Shabani, Halili, Hyseni, Avdulli, Islamo, Gligorov, Ramusa, Sadriu, Krasniqi, Panadic.

Prishtina: Nika, Mici, Belica, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Krasniqi, Kryeziu, Shefiti, Blesa.

/Telegrafi/