Në qytetin e Ferizajit, po mbahet Festivali i gjashtë MuralFest, tashmë tradicional, i cili për çdo vit mbahet në këtë qytet. Prandaj, edicioni i gjashtë, është emërtuar, Shtëpia/Home
Në këtë festival po marrin pjesë edhe shtatë artistë nga jashtë, me çka këtij Festivali të rrallë i jep karakter ndërkombëtar.
Koordinatorja, ideatorja, por edhe njëra nga organizatoret, moralistja Znj. Pranvera Sylejmani, theksoj se këtë aktivitet po e mbështet me partneritet komuna e Ferizajit, kurse arti i tillë edhe mjaft i vështirë për shkak të specifikave të tij.
“Sikurse thashë, edicioni i sivjetmë titullohet Shtëpia dhe i kushtohet ditës së shpërnguljes biblike nga viti 1999, por edhe kthimit ekzaltues të mëse një milion shqiptarëve, të cilët u kthyen turravrap për t’i shijuar çastet e para të lirisë së Kosovës, pas një robërimi të gjatë”, tha Sylejmani.
Festivali ka për qëllim edhe gërshetimin e kulturave të ndryshme dhe afirmimin e Kosovës jashtë, përmes këtij lloj arti.
Deri me tashti janë punuar pesë murale (edhe ai i Rita Orës) në Ferizaj dhe dy në Gjakovë.
Aktiviteti i këtyre artistëve nuk do të ndalet së ‘qëndisuri’ pjesët më të dukshme të qyteteve tona.
Sh.
/Telegrafi/