Ferizaj po bën ndryshime të mëdha pas përfundimit të stinorit vjeshtor duke larguar futbollistë nga radhët e veta.
Lojtar i fundit që është larguar nga klubi është qendërmbrojtësi Elbasan Thaqi, i cili veçse ishte që tre muaj i suspenduar nga klubi.
Kujtojmë se bardhekaltrit ditëve të fundit kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe me futbollistët: Florim Berisha, Qlirim Kashtanjeva, Edmond Salihu, Gëzim Rusi dhe Gentian Emini.
Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:
FC Ferizaj njofton se edhe zyrtarisht nga dita e sotme i ka ndarë rrugët me qendërmbrojtësin, Elbasan Thaqi.
Thaqi tash e 3 muaj nuk ka qenë pjesë e ekipës, për shkak të një vendimi të Komisionit Diciplinor brenda klubit që e suspendoi qëndërmbrojtësin Thaqi.
Shëndet e suksese Elbasan Thaqi!. /Telegrafi/