Skuadra e Ferizajt është pa trajner, pa sponsor, por me futbollist që mund të mposhtin pa problem edhe një skuadër të superpërforcuar si Prishtina, raporton Sporti1.
Kjo ndodhi në ndeshjen miqësore ndërmjet dy ekipeve, kur ferizajasit shënuan fitore me rezultatin 2:1.
Loja mori një rrjedhë të padëshiruar kur u përjashtua nga loja mbrojtësi me eksperiencë, Liridon Leci, ndërsa për të shkuar gjërat edhe më keq, ai u shty me forcë nga arbitri kryesor i lojës.
Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli tha se kjo ishte ndeshje kontrolli për disa futbollist, pa dashur të komentojë humbjen.
Për herë të parë për Prishtinë është paraqitur edhe Mentor Zhdrella, futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, i cili ndonëse nënshkroi kohë me parë me Partizanin e Tiranës, iu bashkua Prishtinës. /Telegrafi/