Site icon Telegrafi

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

Ferizaj ka marrë fitore të madhe ndaj Prishtinës pasi ka triumfuar me rezultat minimal 1-0.

Në minutën e tretë mysafirët mbetën me një futbollist më pak, pasi Leonat Vitija si lojtar i fundit pengoi Betim Haxhimusën.

Gjyqtari Genc Nuza pasi e rishikoi rastin në VAR e ndëshkoi me karton të kuq Vitijën.

Në minutën e 12-të vendasit gjetën golin e epërsisë, kur Valmir Nafiu dhuroi një asistim fantastik te Albion Kurtaj i cili nga afërsia shënoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve të cilët krijuan më shumë dhe dominuan.

Albin Krasniqi kishte rast të mirë, por goditja e tij u prit nga portieri Jovanovski.

Disa minuta më vonë, Gnapi gjuajti drejt zonës, mirëpo Qlirim Avdulli largoi topin që po shkonte në portë.

Për vendasit mundësi të mirë pati Edon Sadriu, por që goditja e tij u prit nga Ardit Nika.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më raste dhe Ferizaj mori tre pikë të mëdha në luftë për mbijetesë.

Ferizaj me këtë fitore ngritët në pozitën e shtatë me 26 pikë, derisa Prishtina mbetet tre pozita më lartë me tre pikë më shumë.

Ndeshjen e radhës Ferizaj luan në udhëtim te Drita, derisa Prishtina pret Llapin. /Telegrafi/

Exit mobile version