Ferizaj ka arritur të marr tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-1.
Pjesa e parë ishte e barabartë me të dy skuadrat që shënuan nganjëherë.
Veton Kabashi pengon Ermal Krasniqin në zonë dhe gjyqtari akordon penallti në minutën e 20-të.
Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Egzon Shabani.
Por ky rezultat nuk qëndroi shumë pasi Granchov realizoi me kokë për 1-1.
Pjesa e dytë ishte më dinamike me të besuarit e Bylbyl Sokolit që nuk u dorëzuan.
Në minutën e 87 Qëndrim Dautaj realizoi një gol të bukur për t’ia dhënë epërsinë Ferizajt.
Në fund të ndeshjes shënoi edhe Demiri për 3-1.
Ferizaj tani ka 31 pikë, një më pak se Flamurtari i nënti dhe dy më pak se Ballkani që zë vendin e tetë me 33 pikë. /Telegrafi