Telegrafi

Ferizaj merr tri pikë ‘mbijetese’ te Trepça ’89

Foto: KF Ferizaj/Facebook

Ferizaj ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën e Kosovës, fitore kjo që ia rrit gjasat për mbijetesë, ndërsa mitrovicasit zhyt afër barazhit.  

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët rrezikuan më shumë se vendasit, por golin nuk e gjetën asnjëra palë.

Qëndrim Dautaj (12′), Ermal Krasniqi (20′, 41′) dhe Dren Gashi (20′) tentuan golin në pjesën e parë, por portieri Arben Beqiri bëri mrekullinë duke i ndalur.

Për vendasit provuan Hasan Hyseni (17′) dhe Traore (33′), por golat iu mohuan nga portieri Armend Blakqori.

Në pjesën e dytë, ferizajasit filluan furishëm duke gjetur golin pas vetëm pesë minutave me anë të Dardan Qerkinit, i cili shënoi për 0-1 pas një aksioni të mirë.

Ferizaj gjeti edhe golin e dytë me anë të riut Krasniqi, i cili në minutën e 70-të shënoi për 2-0 pas një veprimi të mirë individual.

Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 80-të duke shënuar me anë të Arb Manaj për 1-2, por ky doli të jetë goli i vetëm pasi Ferizaj arriti të mbahet mirë dhe të marr tri pikët.

Pas kësaj fitore, Ujqit e shohin veten në pozitën e pestë me 40 pikë, ndërsa Minatorët renditet në vendin e tetë me një pikë më pak.

Në ndeshjen e radhës, Ferizaj udhëton te KEK-u, ndërsa Trepça ’89 udhëton te Prishtina. /Telegrafi/