Ferizaj ka arritur një fitore të madhe ndaj Prishtinës, me rezultat minimal 1-0.
Fillimi i ndeshjes ka qenë i barabartë me dy skuadrat që luanin kryesisht në mes të fushës.
Ishte minuta e 42-të e ndeshjes, kur Mateo Panadic u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve.
Pjesa e dytë ishte edhe më e gjallë nga të dyja skuadrat që kërkonin të realizonin, Ferizaj golin e dytë e Prishtina të barazimit.
Megjithatë përkundë rasteve të mira që kishin si vendasit ashtu edhe mysafirët gola më nuk pati dhe fitorja i takoi Ferizajt.
Me këto tre pikë Ferizaj tani ka 17 pikë në vendin e fundit në tabelë, por që shton gjasat për mbijetesë, derisa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 27 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Ferizaj e luan në udhëtim te Malisheva, derisa Prishtina pret Dritën në kryeqytet në derbin e javës. /Telegrafi/