Site icon Telegrafi

Ferizaj merr një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani dhe i ikë zonës së barazhit

Ferizaj ka fituar në udhëtim te rivali direkt Ballkani me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli ka arritur edhe fitoren e tretë me radhë, por kjo fitore vlen më shumë se tri pikë pasi ka ikur nga zona e barazhit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat që shënuan nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Dren Gashit (29′), i cili shënoi për 0-1, ndërsa Jetmir Topalli (38′) barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë, ferizajasit ishin më konkret dhe arritën të shënojnë edhe tri gola për të marr një fitore të madhe, për dallim nga Ballkani që shënoi vetëm një herë.

Fillimisht ishte përsëri Gashi (49′) që shënoi për 1-2, ndërsa pas tij golin e gjeti edhe Qëndrim Dautaj (59′) që shënoi për 1-3.

Në minutën e fundit të ndeshjes ishte Ermal Krasniqi që shënoi për 1-4, ndërsa në shtesë Bajram Nebija vulosi rezultatin përfundimtar 2-4.

Pas kësaj fitore, Ferizaj i ik zonës së barazhit duke u renditur në pozitën e tetë me 34 pikë, ndërsa Ballkani një pozitë më poshtë më 33 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Ujqit e presin Lirinë, ndërsa ekipi nga Suhareka udhëton te KEK-u. /Telegrafi/

Exit mobile version