Telegrafi

Ferizaj merr fitoren e parë në Superligë, mposht Llapin në shtëpi

Ferizaj ka marr fitoren e parë në Superligë për këtë edicion, duke e mposhtur Llapin me rezultat 2-1.

Ferizajasit që ishin pa fitore e nisën furishëm takimin, duke arritur të shënojnë që në start.

Astrit Fazliu ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 29-të të ndeshjes duke shënuar për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Ramush Ramadani që arriti të shënojë për 2-0.

Llapi tentoi të bëjë diçka më shumë në pjesën e dytë, por nuk ia arriti të kthejë rezultatin.

Krejt çfarë bëri skuadra e Tahir Batatinës ishte një gol i shënuar nga Ilir Krasniqi në minutën e 73-të.

Ferizaj tani ka gjashtë pikë dhe mbanë vendin e gjashtë, ndërsa Llapi me pesë pikë është në vendin e 9-të. /Telegrafi/