Ferizaj ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj KEK-ut në luftën për mbijetesëme rezultat 4-1.
Ferizaj u shokua në fillim të takimit, kur Pleurat Hajdini shënoi për 1-0 në fillim të takimit (12′).
Erdhi shpejt përgjigja e vendasve, ku Shabani barazoi gjithçka në minutën e 16-të.
Dominimi i madh për vendasit u shpagua sërish në minutën e 38-të kur Shabani kaloi në epërsi Ferizajn.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë interesante me KEK-un që rrezikoi disa herë.
Demiri shënoi për sigurinë e vendasve për 3-1 në minutën e 85-të, kurse në fund të takimit vendasit shënuan edhe një gol për 4-1.
Kjo fitore e Ferizajt e çon klubin në vendin e 10-të me 24 pikë, tri më pak se Flamurtari dhe Ballkani që ndajnë pozitën e tetë dhe të nëntë. /Telegrafi/