Site icon Telegrafi

Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Llapit, shkëlqen Edon Sadriu

Ferizaj ka arritur fitore të madhe ndaj Llapit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan në rastin e parë të mirë.

Ishte minuta e 11-të, kur Gerhard Progni shënoi nga afër për 1-0.

Pas golit të pranuar Ferizaj u lëshua në sulm duke krijuar raste, por golin e barazimit e gjeti në minutën e fundit.

Edon Sadriu shënoi pas depërtimit në zonë, me në goditje të fortë për 1-1.

Edhe pjesa e dytë nis më mirë për Ferizajn, që kishin disa raste.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 58-të, kur Betim Haxhimusa asistoi bukur te Sadriu i cili shënoi për 2-1 në të mirë të Ferizajt.

Në minutat e fundit, Llapi u lëshua i gjithi në sulm, duke tentuar barazimin.

Me këtë fitore Ferizaj ngjitet në vendin e nëntë me 24 pikë, ndërsa Llapi mbetet i gjashti me 29 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version