Telegrafi

Ferizaj konfirmon Arbnor Morinën si trajner edhe për sezonin e ardhshëm  

Klubi i Ferizajt e ka konfirmuar marrëveshjen e re me trajnerin Arbnor Morina, i cili pritet ta udhëheq ekipin edhe në sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

Ferizaj ka fituar të drejtën për t’u ngjitur në BKT Superligën e Kosovës, pasi tani edhe matematikisht ka siguruar pozitën e parë në Grupin B të Ligës së Parë.

Suksesi i Ferizajt ka bërë që drejtuesit e klubit ta vlerësojnë trajnerin Arbnor Morina, me të cilin kanë vazhduar marrëveshjen edhe për sezonin e ri, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Është vet faqja zyrtare e klubit që ka konfirmuar marrëveshjen me anë të një postimi.

Lexo po ashtu Ferizaj ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës

Postimi pa ndërhyrje i Ferizajt

Arbnor Morina, trajneri i skuadres sonë edhe për sezonin 2022/23.

Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt edhe në rangun elitar të futbollit të Kosovës, drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit 2022/23 me mundësi vazhdimi edhe për vitin garues 2023/24.

FC Ferizaj në superligën e Kosovës do të hyj me objektiva te qarta që vitin garues 2022/24 të stabilizohet në superligën e Kosovës.

Drejtuesit e klubit i urojnë punë të mbarë trajnerit Morina dhe stafit te tij dhe mbështetje konkrete drejt realizimit të objektivave të përcaktuara per vitin garues 2023/24.

Kryetari i klubit

FC Ferizaj

Z.Lulzim Abazi

Ferizaj.

04/05/2022

/Telegrafi/