Telegrafi

Ferizaj kërkon të shkaktojë befasi, Ballkani për tu rikthyer te fitoret – formacionet zyrtare

Ferizaj dhe Ballkani do të takohen në kuadër të ndeshjes së fundit të xhiros së tetë në Albi Mall Superligë.

Është një përballje e dy skuadrave që kanë synime krejtësisht të kundërta, pasi vendasit duan të jenë sa më lartë në tabelë, derisa objektivi i Ballkanit është titulli i kampionit.

Vendasit synojnë që të vazhdojnë me rezultate të mira, ndërsa Ballkani kërkon të rikthehet te fitoret pas humbjes nga Drita.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Rexhepi, Qerkini, Halili, Cakolli, Hyseni, Berisha, Haxhimusa, Kashtanjeva, Sadriu, Fazliu, Ramadani.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Sinani, Jashanica, Dellova, As. Thaqi, Emërllahu, Korenica, Gripshi, Krsaniqi, Rrahmani.

/Telegrafi/