Telegrafi

Ferizaj kërkon këndelljen, Drenica për vazhdimësi – formacionet zyrtare

Ferizaj është nikoqir i Drenicës në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga trajneri kroat Andrej Panadic ndodhet e fundit në tabelë dhe është në kërkim të fitores.

Ferizajasit kanë pësuar tre humbje radhazi, derisa nuk dinë për fitore në shtatë ndeshjet e fundit.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitoret, derisa presin Drenicën e cila nuk di për humbje në tre sfidat e fundit dhe kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Rexhepi, Halili, Cakolli, Ramadani, Sadriu, Bardhi, Ramusa, Kamara, Qerkini, Orana, Haxhimusa.

Drenica: Gjokaj, Hoti, Bejta, Agyare, Veliqi, Lushtaku, Thaqi, Dervishaj, Zeka, Bintsouka, Mëziu.

/Telegrafi/