Telegrafi

Ferizaj ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj është klubi i dytë që ka siguruar rikthimin në BKT Superligën e Kosovës.

Edhe pse Liga e Parë nuk kishte ndeshje në mesjavës, Ferizaj ka fituar statusin e klubit elitar, pasi rivali i drejtpërdrejt, Vushtrria, ka pësuar me rezultat zyrtare.

Vushtrriasit kishin futur në lojë futbollin Etrit Halimi, i cili nuk ishte pjesë e protokollit.

Me këtë humbje, Vushtrria bie në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Ferizaj ka 55 pikë, nëntë më shumë.

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, Ferizaj vetëm është shpallur kampion i Ligës së Parë në grupin B.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina ka shkëlqyer këtë vit, duke radhitur fitoret.

Pas Trepçës ’89, klubi i Ferizajt bëhet i dyti që kthehet në elitë.

Tashmë skuadra e tretë do të vendoset përmes barazhit./Telegrafi/