Express njofton se menjëherë pas shpërthimit edhe njësitet përkatëse nga Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për qytetarët e asaj pjese të qytetit.
Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, bëri të ditur se pas zhvillimit të hetimeve fillestare është konstatuar se bëhet fjalë për një shpërthim të një granate dore, e cila është hedhur nga persona të panjohur.
Sipas mjekëve të Qendrës Emergjente në Ferizaj, personi i plagosur është jashtë rrezikut dhe është liruar për në shtëpi, ndërsa policia nuk i ka bërë publike motivet e këtij shpërthimi dhe tash për tash nuk ka persona të dyshimtë për këtë rast. /Telegrafi/