Telegrafi

Ferizaj futet në disiplinor për hudhje të mjeteve piroteknike, kërkohet deklaratë shtesë

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) nuk ka marrë vendim për Ferizajn, nga të cilët është kërkuar deklaratë shtesë për hedhjen e gjësendeve dhe mjeteve piroteknike në fushë.

Shkaku i këtyre gjerave ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit u ndërpre në tri raste.

Kjo ndeshje u shty për 17 minuta nga gjyqtari kryesor, Mervan Bejtullahu.

Lexo po ashtu Këshilli kombëtar konfirmon hetimet për dy ndeshjet e Superligës

“Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minutën 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Në minutën 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini”.

“Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC Ferizaj”, shkruan në arsyetimin e KD të FFK-së.

Ndeshja Ferizaj – Dukagjini është duke u hetuar për kurdisje, pasi goli i pranuar nga Dukagjini në kohën shtesë, përkatësisht portieri Altik Muhaxhiri ishte shumë i dyshimtë, pasi nuk tentoi ta pengonte gjuajtjen me kokë të Astrit Fazliut.

Lexo po ashtu Goli i shumëpërfolur i Ferizajt ndaj Dukagjinit që ia siguroi barazhin

Edhe ndeshja Trepça ’89 – Prishtina është duke u hetuar për të njëjtë arsye, ku mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 2-1.

Ferizaj me fitore siguroi barazhin, kurse Trepça ‘89 do të paraqitet në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/