Telegrafi

Ferizaj fiton ndaj ‘Jusuf Gërvallës’ dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Ferizaj është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshjen e shtyrë çerekfinale ndaj Jusuf Gërvallës, Ferizaj e fitoi me rezultat bindës, 43-24. Ndeshja u luajt të mërkurën në Ferizaj.

Mirjeta Dinolli i realizoi 13 gola për Ferizajn, kurse nga gjashtë i shënuan Sumea Sadiku dhe Flaka Hoti.

Arjeta Imeri shënoi 10 gola për Jusuf Gërvallën, kurse nga gjashtë i realizuan Adelina Qufaj e Ardiana Imeri.

Ferizaj në gjysmëfinale do të takohet me Vushtrrinë. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kupës do të luhen pikërisht në Ferizaj, më 14 e 15 maj.