Ferizaj është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Ndeshjen e shtyrë çerekfinale ndaj Jusuf Gërvallës, Ferizaj e fitoi me rezultat bindës, 43-24. Ndeshja u luajt të mërkurën në Ferizaj.
Mirjeta Dinolli i realizoi 13 gola për Ferizajn, kurse nga gjashtë i shënuan Sumea Sadiku dhe Flaka Hoti.
Arjeta Imeri shënoi 10 gola për Jusuf Gërvallën, kurse nga gjashtë i realizuan Adelina Qufaj e Ardiana Imeri.
Ferizaj në gjysmëfinale do të takohet me Vushtrrinë. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kupës do të luhen pikërisht në Ferizaj, më 14 e 15 maj.