Ferizaj i ka fituar tri pikët e para në sezonin e ri në Superligën e Kosovës, pasi e ka mposhtur me shumë vështirësi Dritën në udhëtim.
Skuadra gjilanase ishte nikoqir i asaj nga Ferizaj në përballjen që përfundoi 0-1 në “Stadiumin e Qytetit”.
Ferizaj ishte skuadër më e mirë se Drita në 45 minutat e parë, pasi rrezikuan disa herë portën e vendasve.
Gjilanasit e krijuan rastin e parë të rrezikshëm në minutën e 34-të, mirëpo topi përfundoi mbi portë.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Dritën, derisa në minutën e 57-të ferizajasit arritën ta largonin topin nga vija e golit. Gilberto dhe Emini ishin shumë të pafat në këtë aksion.
Drita ishte e pafat në minutën e 85-të pasi Gilberto u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq nga gjyqtari Tahiri pas gjestit jo-sportiv që bëri.
Ferizaj nuk u dorëzua deri në fund, pasi me anë të Filonit Shaqiri (92′) arritën ta thyenin mbrojtjen e vendasve për t’i marrë tri pikët e para në ndeshjen e parë të sezonit të ri. /Telegrafi/