Ferizaj në edicionin 2020/21 do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës.
Klubi ferizajas nuk arriti që të mbijetonte në këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, duke rënë në një nivel më poshtë.
Edhe pse fitoi 3-1 ndaj Vushtrrisë, Ferizaj ka rënë në Ligën e Parë tri xhiro para se të përfundojë Superliga.
‘Ujqit’ nuk janë të vetmit që kanë rënë nga ky nivel i garave, pasi atyre u janë bashkuar edhe Dukagjini e vushtrriasit.
Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e katërt që do bije nga Superliga, derisa Trepça ’89 është më afër të dështojë.
Në rast se skuadra mitrovicase nuk i fiton të tri ndeshjet e mbetura, por edhe të shpresoj në dështimin e Drenicës, atëherë do bije nga elita e futbollit kosovar. /Telegrafi/