Këtë e ka konfirmuar vet trajneri prishtinas për Arenën. “Berati më ka pyetur dhe më ka treguar se ka ofertë të mirë nga Ferizaj. Unë i thash lojtarit se mund të kalosh në Ferizaj, nëse veç ta kanë bërë atë ofertë të mirë që ma tregoi, sepse realisht dhe moralisht është e padrejtë të ndalet në klub kur ka një ofertë të mirë prej një klubi tjetër”, deklaroi Tovërlani, i cili i çmon cilësitë e ish lojtarit të disa skuadrave kosovare.
“Kështu që, nëse Berati dëshironim, atëherë mund të shkojë në Ferizaj. Por, nëse e bënë një gjë të tillë, ai nuk do të ketë të drejt të luaj në ndeshjen ndaj skuadrës sonë”, theksoi Tovërlani, i cili përveç Hysenit, në dispozicion i ka edhe disa sulmues tjerë, si: Liridon Latifin, Shkëmbim Salihun, Kastriot Rexhën, por edhe Gentrit Begollin, Isuf Llumnicën dhe të riun Shend Kelmendi, të tre këta që luajnë diç më mbrapa. /Tribuna/Telegrafi/