Site icon Telegrafi

Ferizaj e befason Isa Mustafën, mbetet i pëlqyer në Pejë (Sondazh)

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nga tetë liderët politikë që kanë qenë pjesë e sondazhit, renditet i katërti duke tejkaluar presidentin Thaçi dhe liderët e koalicionit parazgjedhor PAN.

I pari i LDK-së befasisht ka një popullaritet të lartë në Ferizaj, edhe pse subjekti i tij politik në këtë komunë ndodhet në opozitë.

Sipas hulumtimit të Kantar TNS, Index Kosova, Mustafa vazhdon të ruaj popullaritet të mirë në Pejë, ndërsa më së paku figura e tij politike pëlqehet në Mitrovicë.

Lexo po ashtu Stabiliteti i Limajt (Sondazh)

Është interesant fakti se Isa Mustafa pikën më të ulët të popullaritetit e ka pasur pikërisht në vitet kur ai ka pasur postin më të lartë politik në karrierë.

Ish-kryeministri Mustafa popullaritetin më të lartë e ka pasur në vitin 2010, vit kur ai edhe mori drejtimin e LDK-së.

Lexo po ashtu Rëniet dhe ngritjet e popullaritetit të Hashim Thaçit (Sondazh)

Këto të dhëna janë publikuar nga Visar Berisha, menaxhues i projektit të Kantar TNS, Index Kosova në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit. Hulumtimi është bërë nga viti 2003 deri në këtë vit dhe matja është bërë çdo gjashtë muaj.

Lexo po ashtu Mbështetja popullore për kryeministrin Ramush Haradinaj (Sondazh)
Matja e opinionit publik për Isa Mustafën
Lexo po ashtu Befasia Behgjet Pacolli! (Sondazh)
Lexo po ashtu Pëlqyeshmëria e popullatës për Albin Kurtin (Sondazh)
Exit mobile version