Ferizaj dhe Suhareka kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ferizajasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen hapëse të kësaj jave, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial nga ora 14:00.
Ekipi i Arsim Abazit ka dy fitore dhe dy humbje në katër ndeshjet e para të pranverës dhe presin fitoren e tretë për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Në anën tjetër, ekipi i Qëndrim Kidës nuk di për fitore në këto katër ndeshje, pasi pas një barazimi kanë pësuar tri humbje radhazi dhe synojnë të kthehen te pikët.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ferizaj: Jovanovski; Gligorov, Ilieski, Topalaj, Avdulli; Shabani, Ramusa; E.Sadriu, Nafiu, Kurtaj; Abdul;
Suhareka: Ozdogan; Hasanaj, Osmankovic, Memolla, Hoxha; Boshnjaku, Susuri; Fetahaj, Krasniqi, Maliqi; Zeka;
/Telegrafi/