Site icon Telegrafi

Ferizaj dhe Prishtina ndajnë pikët

Një derbi i vjetër i futbollit kosovar është zhvilluar në qytetin e Ferizajt.

Ferizaj dhe Prishtina janë rival të vjetër por që këtë vit kanë objektiva krejtësisht të kundërta, ku vendasit luftojnë për mbijetesë dhe mysafirët për titull.

Ndeshja nisi me një tempo të lartë me dy skuadrat që kërkonin golin e parë.

Mysafirët rrezikuan në minutat e fundit të pjesës së parë me Blend Baftiun dhe Armend Dallkun, mirëpo portieri Rexhepi ishte në vend.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola, por që duhet përgëzuar tifozët vendas për atmosferën e bukur.

Në minutën e 52-të, Ferizaj shënoi gol por që gjyqtari Kreshnik Vula e anuloi atë pasi sinjalizoi për ndërhyrje të palejueshme.

Fundi i ndeshjes ishte tejet emocionues për vendasit, që kishin dy raste të mira shënimi por që nuk arritën të mposhtin portierin Alban Muqiqi.

Kësisoj ndeshja përfundoi me rezultat të bardhë 0-0.

Prishtina pas kësaj pike të fituar mbetet në pozitën e tretë me 36 pikë, ndërsa Ferizaj në pozitën e nëntë me 15 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version