Ferizaj dhe Prishtina e Re i janë bashkuar gjashtë skuadrave tjera duke siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Gjatë të martës dhe mërkurës janë zhvilluar ndeshjet e Kupës së Kosovës, ku Drenica, Llapi, Malisheva, Vëllaznimi, Drita dhe Prishtina siguruan kualifikimin.
Sot (e enjte) gjatë ditës, ishin edhe Ferizaj dhe Prishtina e Re, të cilat siguruan kalimin në tetë më të mirat e Kupës së Kosovës.
Ferizaj fitoi me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Rilindjes 1974, falë një goli të shenuar në minutat shtesë nga Edon Sadriu.
Në anën tjetër, Prishtina e Re triumfoi në udhëtim te Feronikeli ’74 me rezultat 0-2, ku golat u shënuan nga Kreshnik Bahtiri (68’) dhe Fatih Ismaili (73’).
Tetë skuadrat e kualifikuara do të jetë pjesë e shortit për të mësuar kundërshtarin. /Telegrafi/