Telegrafi

Ferizaj dhe Llapi kërkojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Ferizaj ende nuk ka shënuar fitore në sezonin e ri në Albi Mall Superligë.

Në kuadër të xhiros së gjashtë, ferizajasit presin në shtëpi Llapin që gjithashtu është në krizë të rezultateve.

Vendasit kërkojnë fitoren e parë këtë kampionat, teksa mysafirët kanë udhëtuar drejt Ferizajt për tu rikthyer te rezultatet pozitive.

Tanimë dy trajnerët Arbnor Morina dhe Tahir Batatina kanë zbuluar formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Rexhepi, Qekrini, Halili, Hasanaj, Hyseni, Orana, Shabani, Kashtanjeva, Haxhimusa, Fazliu, Ramadani.

Llapi: Avdyli, Idrizi, Fernandinho, Neto, Emini, Krasniqi, Shabani, Progni, Kurtaj, Maliqi, Rivera.

/Telegrafi/