Ferizaj dhe Dukagjini kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë.
Ka qenë një ndeshje shumë e rëndësishme për dy skuadrat, por që në fund nuk pati fitues.
Ferizaj e pati rastin më të mirë në ndeshje, por që Edon Sadriu dështoi nga pika e bardhë në pjesën e parë.
Penalltinë e sulmuesit ferizajas e priti portieri i klinasve Kenan Haxhihamza.
Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por që portat mbetën të paprekura.
Gola nuk pati dhe dy ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë nga ky duel.
Ferizaj vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me 13 pikë, derisa Dukagjini ndodhet në vendin e pestë me 22 sosh. /Telegrafi/