Ferizaj ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi, duke triumfuar me rezultat 2-4.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri gjilanas Bekim Isufi ka triumfuar falë një ndeshje perfekte të bërë përballë llapjanëve.
Ferizajt iu deshën vetëm katër minuta për ta shënuar golin e epërsisë me Përparim Livorekën.
Pasi kaluan gjysmë ore lojë, Ferizaj e ngriti epërsinë në 0-2, kur realizoi mesfushori Zgjim Mustafa.
Llapi ngushtoi epërsinë në 1-2, kur në minutën e 42-të realizoi Mentor Zhdrella nga pika e bardhë.
Por me të filluar pjesa e dytë, Ferizaj shënoi golin e tretë nëpërmjet Bunjamin Asanit që realizoi pas një goditje të fortë.
Ishte minuta e 68-të e ndeshjes, kur Adonis Shala shënoi golin e katërt për skuadrën e tij.
Llapi në minutën e 83-të e ngushtoi epërsinë në 2-4 me Behar Maliqin që realizoi pas një gjuajtje të fuqishme jashtë 16 metërshit.
Falë kësaj fitore, Ferizaj ikë nga zona e rrezikshme dhe tani zë pozitën e tetë me nëntë pikë të tubuara.
Ndërkohë Llapi mbetet në koutën e 17 pikëve në pozitën e tretë në tabelë, aq sa kanë edhe Drita e Ballkani. /Telegrafi/