Site icon Telegrafi

Ferit Idrizi kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vazhdon t’i prezantojë kandidatët e saj për kryetar të komunave.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt, Xhevahire Izmaku ka bërë me dije se dega e Vushtrrisë i ka dhënë mbështetje të plotë, Ferit Idrizit për të kandiduar për kryetar të kësaj komune.

“17 vota Për, Ferit Idrizi kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Idrizi ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version