Telegrafi

‘Feridja’ dhe ‘Sulltani’ në një tjetër serial së bashku

Aktori Halit Ergenc, i njohur për rolin e Sulltan Sulejmanit në serialin e famshëm “Sulejmani i madhërishëm”, do të jetë pjesë e një seriali të ri televiziv me bashkëshorten Berguzar Korel (Ferideja në serialin “Karadai”).

Siç shkruajnë mediat turke, seriali i ri “Vatanim Sensin”, me skenaristë Necati Sahin dhe Nuran Evren Sit, drejtor Yagmur-Durul Taylan dhe producent ‘03 Medya’, do të fillojë transmetimet brenda muajit shtator.

Bëhet fjalë për fundin e Luftës Ballkanike (viti 1918). Cevdet (Halit Ergenc) është një toger i suksesshëm në Selanik – ushtar i fortë, baba i përkushtuar, bashkëshort besnik dhe djalë i sjellshëm, transmeton Revista Class.

Ai mund t’i përgjigjet shumë thjeshtë pyetjes “vendin apo veten”, por për të nuk është e thjeshtë t’i përgjigjet pyetjes “vendin apo familjen”. Cevdet do të testohet pikërisht me këtë pyetje “vendin apo familjen?” dhe do të bëjë gjithçka për të dyja, si për vendin, ashtu edhe për familjen.

Azize (Berguzar Korel), nga ana tjetër, do të provohet me dashurinë e saj për Cevdet.

Dy aktorët kanë luajtur së bashku edhe në hit-serialin “Binbir Gece” (në rolet e Sehrazat dhe Onur).