Anësori i Shkëndijës dhe ylli më i madh i skuadrës, Ferhan Hasani “Buba”, i ka dërguar sinjal serioz Milanit para duelit në kuadër të Europa League.
Hasani do të ketë punë me Ricardo Rodriguezin, një mik të tij të vjetër nga Bundeslia gjermane.
Hasani e njeh mirë Rodriguezin dhe mezi pret përballjen ndaj tij, e të cilit edhe i ka dërguar një sinjal me një postim në InstaStory.
“A je gati Rodriguez”, ka shkruar Hasani në postimin e tij në InstaStory.
Ferhan Hasani pritet të jetë bashkë me Besart Ibrahimin dy rreziqet kryesore për portën e Milanit në përballjet që zhvillohen më 17 gusht në Strumicë dhe 24 gusht në San Siro. /Telegrafi/