Telegrafi

Ferguson zotohet ta sjellë titullin në Old Trafford

Djajtë e Kuq dështuan ta fitojnë titullin e kampionit të Anglisë për të katërtin sezon radhazi, pasi u mposhtën nga Chelsea, por Ferguson shpreson se sezonin e ardhshëm trofeu do të kthehet në Old Trafford.

“Sezonin e ardhshëm do të shkojmë dhe do ta sjellim titullin në vendin më të mirë në botë – do të rikthehemi sezonin e ardhshëm, kjo është ajo që bën Manchester United”, ka thënë ai për revistën Inside United. /Telegrafi/