Telegrafi

Ferguson: Vështirë të thyhet top katërshi

Ferguson mendon se Manchester United, Liverpool, Chelsea dhe Arsenali, sërish do të ndajnë katër pozitat e para të tabelës së Ligës Premier.

“Vështirë se ndonjë ekip do ta thyejë katërshen e madhe, pasi këto katër ekipe kanë vazhdueshmëri dhe kualitet. Në disa vitet e kaluara këto ekipe luftonin në gjysmëfinale dhe finale të Kupës Evropiane. Kjo është një vazhdueshmëri dhe nivel i lartë i lojës”, thotë Ferguson.

“Mendoj se secili në Evropë e njeh ligën angleze si të fuqishme, edhe krahas asaj që disa njerëz mendojnë se Real Madridi dhe Barcelona sërish do të fillojnë të dominojnë. Dyshoj në këtë”, ka shtuar skocezi.