Site icon Telegrafi

Ferguson tregon gjendjen e rënd të fytyrës së tij pas rrahjes nga Gaethje, përkundë kësaj ylli i UFC vallëzon në spital

Tony Ferguson ishte favorit i madh për ta fituar takimin ndaj amerikanit Justin Gaethje në UFC 249.

Ishte një meç i jashtëzakonshëm ku Gaethje befasoi të gjithë duke e fituar atë pas pesë raundeve.

Gaethje ishte në formë shumë të mirë teksa e rrahu keq Fergusonin, i cili e humbi përballjen me Khabib Nurmagomedov.

Tani kampioni absolut Khabibi Nurmagomedov do të përballet me Justin Gaethje brenda këtij viti nëse ka përmirësim të gjendjes nga Covid-19.

Por ajo që ka shokuar të gjithë është fotografia e postuar e Tony Ferguson nga spitali.

36-vjeçari shihet në prani të të dashurës së tij, por fytyra e tij është tejet e dëmtuar pas rrahjes që pësoi nga Gaethje.

Lexo po ashtu Përballje e çmendur në UFC, Gaethje rrah keq Fergusonin dhe fiton titullin e përkohshëm – ka një mesazh edhe për Khabib Nurmagomedov

Por përkundur gjendjes së rëndë në fytyrën e tij, Ferguson ka publikuar një video tjetër duke u vallëzuar në dhomën e spitalit ku po qëndron në Florida. /Telegrafi/

Exit mobile version