Telegrafi

Ferguson: Sot është derbi më i madh për mua

Ferguson e di se ai duhet ta fitojë takimin për të mbajtur gjallë shpresat për të mbrojtur titullin e kampionit të Ligës Premier dhe për të thyer rekordin e fitimit të katër titujve radhazi. Por, City jo vetëm që luan kundër rivalit lokal por është në kërkim të pozitës së katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Është një e veçantë në këtë ndeshje që nuk ka qenë kurrë më herët në kohën time në United. Është hera e parë që ne luajmë me Cityn kur ata kanë një shans për të arritur diçka. Neutralët do të thonë se skenari është fantastik dhe do ta bëjë ndeshjen edhe më fascionante”.

“Forma e Cityt gjatë disa javëve të kaluara ka qenë e shkëlqyeshme. Pesë gola kundër Birmingham javën e kaluar – askush nuk e ka bërë atë ndaj tyre këtë sezon. Është një derbi më ndryshe për shkak të asaj se çfarë mund të arrijnë të dy klubet dhe të dyja mund të humbasin. Është java më e rëndësishme e sezonit për ne, Chelsean, Spurs dhe Cityn dhe skenarët janë fantastik”, ka thënë strategu skocez. /Telegrafi/