Telegrafi

Ferguson: Shumë është pritur nga Rooney

“Mendoj se është pritur shumë nga ai. Ka pasur fjalë se ai do të jetë lojtari më i mirë i kampionatit. Mos harroni, ky ishte fillimi i gjithë kësaj. Ai do të duhej të ishte ylli, ai do të duhej të shkëlqente sipas tyre. Dhe ai nuk ka përvojë të mirë nga ky Botëror. Prisni, për katër vite do të shihni një lojtar tjetër”, ka thënë Ferguson.

Rooney aktualisht është në pushime dhe pritet që të kthehet për stërvitjet parasezonale në fund të korrikut, për të nënshkruar më pas një marrëveshje të vlefshme 150 mijë funte në javë. /Telegrafi/