Telegrafi

Ferguson shpreh keqardhje për Arsenalin

“Vetë pozita jonë e parë, na detyron të themi që secili rezultat është me rëndësi. Kjo fitore ndaj Boltonit është fantastike pasi që duhet të mbajmë hapin me Chelsean”.

“Më vjen keq për Arsenalin që lëshoi pikë sot (e shtunë), por ne të gjithë lëshojmë ndërsa synimi është që të mos lëshojmë pikë siç bëjnë të tjerët”, ka deklaruar Ferguson.

Në javën e 32-të të Ligës Premier, Manchester Unitedi mposhti Boltonin me rezultat 4-0 në transfertë, përderisa Chelsea shqeu Aston Villan në shtëpi me rezultat 7-1. /Telegrafi/