Telegrafi

Ferguson: Rooney mund të bëhet më i miri në botë

“Mendoj se te lojtarët, pjesa e fundit e zhvillimit të tyre është periudha rreth moshës 25-vjeçare. Mendoj se kur ata fillojnë të fitojnë autoritet, kohë, qetësi për ndeshjen, e arrijnë kulmin”.

“Madje kam parë lojtarë që e kanë arritur maksimumin në moshën 30-vjeçare. Kjo është ca vonë. Kur shoh kah Rooney, shoh dëshirën që ai ka, energjinë, entuziazmin. Ai po rritet. Ai nuk i ka humbur kualitetet që do ta bëjnë atë një lojtar të shkëlqyeshëm dhe kjo është e rëndësishme”, ka thënë skocezi.