Telegrafi

Ferguson: Rooney luan në KB, urime Chelseat

Ferguson po ashtu ka thënë se lëndimi i sulmuesit kryesor të ekipit, Wayne Rooney, nuk është aq serioz dhe se ai mund të luajë në Kampionatin Botëror.

“Ai e ka lënduar nyjen përsëri. Nuk mendoj është serioze. Mendoj se ai do të jetë i gatshëm për Anglinë”.

“Ne e dimë se është e vështirë të fitohet Liga Premier, prandaj ne përgëzojmë Carlo Ancelottin dhe ekipin e tij, është një arritje e madhe të mposhtësh Manchester Unitedin. Për më shumë, jam i kënaqur me përkushtimin e futbollistëve të mi dhe të tifozëve të cilët ishin të mrekullueshëm. Unë nuk kam ankesa”, theksoi për Sky Sports, Fergie.

“Zhgënjimi më i madh është eliminimi nga Bayerni i Munichut në çerekfinale. Ne është dashur të luajmë në Madrid, por nëse nuk keni pak fat atëherë gjithçka shkon mbrapsht për ju”.

“Natyrisht, të jemi aq pranë titullit na shtyn të mendojmë për të tentuar përsëri. Duhet të ndryshohet kjo strukturë e klubit, kemi disa lojtarë të rinj, kemi lojtarë të rinj të forcuar, por mendoj se duhen bërë një ose dy ndryshime të vogla”, përfundoi Ferguson. /Telegrafi/