Telegrafi

Ferguson: Rooney luan kundër Milanit

Ekzistonte dyshimi se sulmuesi anglez do të mungojë në këtë ndeshje të rëndësishme të United, që përkundër se fitoi 3-2 në San Siro, duhet të jetë mjaft i kujdesshëm kundër Milanit.

“Wayne është rikuperuar. Jam i lumtur që e them këtë. Ka pasur një përmirësim të shpejtë që nga mëngjesi i të shtunës, kur dukej shumë në dyshim (për të luajtur). Ai është në rregull”, është shprehur Fergie në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/