Telegrafi

Ferguson: Rooney, futbollist i kompletuar

“Wayne u përmirësua sezonin e kaluar në aspekt të tajmingut dhe lëvizshmërisë në zonën e penaltisë dhe pozicionimi i tij është përmirësuar dukshëm për dallim nga sezonet e kaluara. Ai na ka dhënë mbi 30 gola dhe nëse ai e bën këtë përsëri, dhe shton diçka në lojën e tij atëherë do t’i përmbushë pritjet tona”.

“Ky djalosh ka talent të pabesueshëm dhe ajo që duhet të bëjmë tani është të presim derisa ai të piqet. Ne gjithashtu jemi duke e mësuar dhe po tentojmë ta këshillojmë e ta drejtojmë në një mënyrë që ai të përmirësojë lojën e tij. Por, gjëja më e rëndësishme është që atij i nevojitet tani pjekuria dhe kur ai të piqet, atëherë ju do të shihni një futbollist të kompletuar tek ai”, ka thënë Fergie. /Telegrafi/