Telegrafi

Ferguson: Rooney ende nuk është në nivelin e Kakas dhe Ronaldos

“Wayne shumë lehtë mund ta arrijë atë nivel (të Kaka dhe Ronaldo). Kur ne nënshkruam me të si fëmijë, ne vërtet menduam se ai do të bëhet një top lojtar. Pa dyshim ai shkon në atë drejtim”, ka thënë Ferguson.

“Ai është i bekuar me disa prej karakteristikave të cilat vetëm futbollistët e mëdhenj i kanë. Ai ka një vendosmëri të madhe dhe uri për të fituar çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore. Kjo kurrë nuk do të ndryshojë”, ka shtuar skocezi.