Telegrafi

Ferguson: Ronaldo është kompletuar te Reali

“Pjekuria sjell shumë gjëra. Kur unë shkova t’i shoh ata kur luanin ndaj Cityt, disa prej vendimmarrjeve të tij sa u takon pasimeve ishin të mahnitshme. Pasime me një prekje, harkime të mira”.

“Brenda gjashtë viteve sa ne e kishim atë, ju e shihnit se loja e tij zhvillohej gjithë kohën, dhe ai ishte lojtar fantastik. Tash ju shihni një lojtar të kompletuar te ai”.

“Vendimmarrja e tij, pjekuria, përvoja, plus të gjitha aftësitë e shkëlqyeshme që ai ka, të gjitha e bëjnë atë një lojtar të kompletuar”, ka thënë Ferugson për Inside United. /Telegrafi/