Telegrafi

Ferguson: Prestoni mund ta mposhtë Chelsean

Për të inspiruar të përzgjedhurit e tij Darren do të shfrytëzojë dështimin e babait të tij, Alex Ferguson, ekipi i të cilit Manchester United u mposht nga Leeds pikërisht në Kupën FA.

“Ndonjëherë janë disa vite kur ka disa rezultate befasuese. Këto janë shembujt ku duhet të shohim. Leeds udhëtoi në Old Trafford dhe Reading në Anfield dhe fituan. Kjo ndodh vazhdimisht në Kupën FA”.

“Chelsea nuk mund të luajë mirë në çdo ndeshje. Nëse ne jemi në maksimumin dhe ata jo, ne kemi shans”, ka thënë Ferguson./Telegrafi/