Telegrafi

Ferguson: Presioni është mbi Mourinhon

 ”Këtë vit objektivi i tyre është Liga e Kampionëve. Ata e filluan keq kampionatin dhe po e ndjekin Barcelonën që është në një formë të jashtëzakonshme. Kështu që mendoj se Jose ia ka vënë syrin Ligës së Kampionëve këtë vit dhe nuk ka dyshim për këtë”.

”Ai ka mundësi të bëhet i vetmi trajner që e ka fituar Ligën e Kampionëve me tri ekipe të ndryshme, kështu që është një sfidë e mrekullueshme për të”.

”Mendoj se kjo garë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për të. Ai ka bërë një punë të madhe ne këtë garë dhe këtë vit ka një ekip me lojtarë të mrekullueshëm”, ka thënë Fergie./Telegrafi/